Kandidatët e NISMA-s për deputet, Zafir Berisha dhe Haxhi Shala, u takuan me mbështetës të NISMA-s nga komuna Dragashit-Sharrit ku para të pranishmëve prezantuan projektin e NISMA-s në zgjedhjet e 11 qershorit.
Berisha kërkoj nga banorët që të bëhen pjesë e fitores së projektit të NISMA-s, e cila sipas tij është garancia e vetme se pas zgjedhjeve me NISMA-n në qeveri qytetari nuk do të jetë i anashkaluar, siç ka qenë deri më tash.
“Dragashi-Sharri si komunë do të jetë në fokus të investime dhe subvencioneve në blegtori por edhe në turizëm”, tha ai.
Ndërsa, Haxhi Shala tha se mbështetja e fuqishme për NISMA-n në Opojë është shumë jetike për zgjedhjet e 11 qershorit.