Site icon Telegrafi

Nisja perfekte e sezonit, City pritet t’i ofrojë rinovimin dhe pagë më të madhe Haalandit

Erling Haaland e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në Angli te kampioni Manchester City.

Sulmuesi norvegjez ka pasur një start të mrekullueshëm në Ligën Premier, duke shënuar 11 gola në vetëm shtatë ndeshje, teksa ka realizuar edhe tre gola të tjerë në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve.

City arriti të paguajë klauzolën e Haaland te Dortmund dhe ta transferoj norvegjezin për vetëm 60 milionë euro.

Megjithatë duke parë shpërthimin e tij, City po mendon t’ia vazhdojë kontratën norvegjezit ku do t’i ofronte pagë shumë herë më të madhe.

22-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2027, por sipas Daily Star kampionët në fuqi të Anglisë po planifikojnë një kontratë të re për norvegjezin ku do t’i rritej ndjeshëm edhe paga.

Aktualisht Haaland fiton 12,5 milionë euro në sezon dhe është futbollisti i dytë më i paguar në klub pas Kevin de Bruyne.

Në rast se norvegjezi pranon kontratën e re, atëherë pritet të bëhet futbollisti më i paguar në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version