Site icon Telegrafi

Nisin punimet për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’

Sot kanë nisur punët për renovimin e stadiumit olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndërkombëtare të klubeve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

‘Sot kemi nisur punët për renovimin e stadiumit Adem Jashari’ dhe besoj se me kohë ky stadium do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare”, ka thënë Ademi për KosovaPress.

Punimet në stadium pritet të përfundojnë brenda 45 ditëve, atëherë kur edhe pritet të inspektohet nga zyrtarët e UEFA-s.

Exit mobile version