Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të këtij qyteti.
Ky njoftim është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i cili ndër të tjera ka bërë të ditur se në kuadër të urbanizimit do të bëhet trajtimi dhe pastrimi i shtratit të lumit nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit.
Projekti në fjalë bëhet përmes Grantit të Performacës, të cilin Komuna e Malishevës e kishte përfituar në mesin e disa komunave të tjera në nivel vendi, skemë finaciare kjo e cila përkrahet nga projekti DEMOS, projekt ky i cili mbështet të gjitha komunat në Kosovë që të përmirësojnë qeverisjen lokale për të vepruar në mënyrë më demokratike dhe për të menaxhuar më mirë aktivitetet e tyre, si dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. /Telegrafi/