Site icon Telegrafi

Nisin punimet për një park të ri në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vishtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se pjesa pranë ish-parkingut të taksistëve, afër oborrit të xhamisë, po transformohet në një park të ri dhe funksional për të gjithë qytetarët.

Për të ruajtur trashëgiminë dhe karakterin e zonës, Idrizi ka thënë se do të mbeten të paprekura disa pjesë të kalldrëmeve të vjetra, shkruan Telegrafi.

“Në këtë hapësirë do të krijohen kushte më të mira për pushim dhe relaksim, me ulëse të reja për pushim dhe argëtim, gjelbërim dhe hapësira të bukura, kubëza të reja për siguri dhe estetikë, ndriçim modern që do ta bëjë parkun më të sigurt dhe të bukur gjatë natës. Gjithashtu, për të ruajtur trashëgiminë dhe karakterin e zonës, do të mbeten të paprekura disa pjesë të kalldrëmeve të vjetra që i japin historisë tonë një vlerë të shtuar”, është shprehur Idrizi.

Ai ka shtuar se ky është një hap i rëndësishëm, drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe ambientit për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version