Site icon Telegrafi

Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Bibliotekës në Kodrën e Trimave në Prishtinë

Drejtoresha për Kulturë në Prishtinë, Sibel Halimi, ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Bibliotekës në Kodrën e Trimave.

Halimi ka shkruar se kjo hapësirë e re që do të mundësojë lexim, kulturë dhe art.

“Sot vizituam fillimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Bibliotekës në Kodrën e Trimave, një hapësirë e re që do të mundësojë lexim, kulturë dhe art. Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për komunitetin që të mbështesë lexuesit e vet”, ka pohuar ajo në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version