Gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet për ndërtimin e poligonit të ri sportiv për shkollën “Ahmet Delia” në Skenderaj.
Për të bërë mbikëqyrjen e punimeve, në terren kanë dalur kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit nga Komuna, punimet në realizimin e këtij projekti po zhvillohen me dinamikë të paraparë.
Ndërtimi i këtij poligoni, sipas Komunës, ka për qëllim krijimin e kushteve të mësimit praktik për nxënësit e shkollës gjatë lëndës së edukatës fizike. /Telegrafi/