Komuna e Gjilanit njofton se ka nisur ndërtimi i gjashtë urave të reja në Komunën e Gjilanit.
Punimet për ndërtimin e urës së parë kanë filluar në fshatin Livoç i Epërm, derisa kryetari Hyseni tha se urat e reja po bëhen me qëllim të lëvizjes më të lehtë të qytetarëve.
Hyseni, theksoi se do të ndërtohen 6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit.
“Projekti ka nisur me ndërtimin e urës së parë në fshatin Livoç i Epërm dhe do të realizohet me një investim total prej 206 mijë euro. Për lëvizje më të lehtë për qytetarët tanë, për Gjilanin që duam”, tha Hyseni. /Telegrafi/