Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër.
Hyseni theksoi se shtatë rrugë do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi.
“Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke e bërë jetën më të lehtë”, tha kryetari Hyseni.
Ndryshe, kryetari Hyseni bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalur për t’i parë punimet të cilat po realizohen në fshatin Zhegër. /Telegrafi/