Site icon Telegrafi

Nisin punimet në rrugën “Rexhep Luci”, pritet një transformim total

Kanë nisur punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim kjo rrugë do të bëhet një hapësirë më e sigurt dhe më funksionale, me përdorimin e materialeve prej guri, më shumë drunj dhe një lidhje të re me pjesën e sipërme të qytetit.

“Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale, Krenar Xhaferin, u siguruan që çdo detaj është në vendin e duhur. Për 120 ditë pritet të përfundojnë punimet e nisura sot! Faza e parë përfshinë punimet për pjesën nëntokësore e më pas fillon rregullimi dhe gjelbërimi i hapësirës”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Prishtinës.

Gjithashtu, thuhet se këmbësori është prioritet./Telegrafi/

Exit mobile version