Sot kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës kryesore që lidh Dumnicën e Ulët dhe Dumnicën e Epërme me magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se vlera e investimeve në këtë projekt është 1,296,417.00 euro.
“Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe ka vlerën 1,296,417.00 euro”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se rruga e re do të lehtësoj në masë të madhe qarkullimin për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/