Telegrafi

Nisin punimet në kompleksit sportiv të Prishtinës

Klubi i Prishtinës i ka filluar punimet në kompleksin sportin që do të nderohet në Bërnicë.

Sot, në prezencën e kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, së bashku me mysafirët e nderuar, ka prerë shiritin e nisjes së punimeve të kompleksit sportiv të FC Prishtina me lokacion në Bërnicë.

Në prezencën e shumë mysafirëve dhe të Ambasadorëve të nderuar të disa shteteve mike, u njoftua për projektin më të madh të infrastrukturës sportive jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kryetari Ejupi, ndër tjera ka theksuar, që edhe pse gjendemi rastësisht në kohë fushate, më meritori për të gjithë projektin është kryeministri Haradinaj i cili nga takimet e para ka përkrahur klubin më të madh sportiv në vend.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj është shprehur i lumtur me prezantimin të cilin iu është bë, duke theksuar se shpreson shumë që projekti si i tillë të përfundoj e të jetë në shërbim të sportistëve, në veçanti i futbollistëve.