Në këtë turne, sikundër edhe viteve të kaluara marrin pjesë edhe karateistët kosovarë.
Këtë vit përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare të karatesë, Zeqir Bilalli, ka përzgjedhur dhjetë garues: seniorët Agon Agani, Yll Gashi, Qëndrim Shaqiri, Betim Xhaferi dhe Liridon Fejzullahu, senioret Viedita Veliu dhe Gentiana Karpuzi, si dhe juniorët Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Fiton Ahmeti.
Derisa senioret dhe seniorët paraqiten në arenë të dielën, të shtunën garat e tyre i kanë zhvilluar juniorët.
Sipas informacionit të udhëheqësit të ekipit kosovar, kryetarit të FKK, Nezir Rama, juniori kosovar Herolind Nishevci, anëtar i KK “Ippon” nga Prishtina, ia doli që në konkurrencën e tij ta fitojë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë dhe me këtë t’i përmbushë shpresat e udhëheqjes së përfaqësueses kosovare se nga Stambolli nuk do të kthehen pa medalje.
Në turneun “Istambul Open 2009” ndodhet edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Safet Ramadani, i cili është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë turne prestigjioz.