Telegrafi

Nishevci dhe Arifi fituan medalje të arta në Turqi

Një grup i karateistëve të Kosovës udhëtuan të enjten për në Turqi për ta përfaqësuar vendin tonë në Kampionatin Botëror të Shotokanit, që është një turne me renome botërore, pasi që në të marrin pjesë më shumë se 50 shtete të botës.

Herolind Nishevci u shpall kampion në kategorinë +84 kg WTF të seniorëve, pasi i fitoi gjashtë luftëra. Ai në finale mposhti një iranian me rezultat 2-0 dhe kështu fitoi medaljen e artë.

Në kategorinë -84 kg, Alvin Karaqi doli i dytë për ta fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Orges Arifi në kategorinë e juniorëve doli i parë dhe u stolis me medalje të artë.

Në një bisedë për Telegrafin, Herolindi u shpreh shumë i lumtur me arritjen e tij dhe është zotuar se do të vazhdojë me kësi suksese edhe në të ardhmen.

Sipas informatave që kemi, disa karateistë tjerë kosovarë janë ende duke i zhvilluar luftërat e tyre dhe sapo të marrim informacione do t’i publikojmë. /Telegrafi/