Site icon Telegrafi

Nisë ndërtimi i fushës së sportit në shkollën “Ramiz Cërrnica” në fshatin Gumnishtë

Komuna e Gjilanit njofton se ka nisur ndërtimi i fushës së sportit në shkollën “Ramiz Cërrnica” të fshatit Gumnishtë.

Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku tha se me ndërtimin e kësaj fushe përmirësohet edhe cilësia e jetës shkollore dhe krijimit të hapësirave të përshtatshme për aktivitete fizike dhe sportive.

Në nisjen e punimeve, ishin edhe nënkryetarja e drejtori për Arsim, Shpend Nuhiu, drejtorë e zyrtarë komunalë dhe banorë të fshatit.

Kjo fushë po realizohet në kuadër të projektit lër ndërtimin e terreneve sportive në fshatrat e Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version