Procesi i transferimit të tre pengjeve izraelitë në Kryqin e Kuq në Gaza ka nisur.
Bëhet e ditur se tre gratë e liruara janë Emily Damari, Romi Gonen dhe Doron Steinbrecher.
Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza është në rrugë për të marrë pengjet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, marrëveshja do të shohë ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve të marra gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamas në 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, i cili vrau rreth 1200 njerëz, në këmbim të lirimit të palestinezëve në burgjet izraelite.
Marrëveshja me shumë faza, e ndërmjetësuar nga ndërmjetësuesit e Shteteve të Bashkuara, Katari dhe Egjipti, do të nënkuptojë gjithashtu një tërheqje graduale të forcave izraelite nga pjesë të Gazës, dhe një rritje të ndihmës humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta.
Në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve.
Këto përfshijnë gra (përfshirë ushtarët femra), fëmijë dhe burra mbi moshën 50 vjeç. /Telegrafi/