Site icon Telegrafi

Nis ndërtimi i Qendrës për Punë Sociale në Hajvali

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Qendrës për Punë Sociale në Hajvali.

Këtë Komuna e Prishtinës e ka quajtur si një hap të madh për mirëqenien sociale.

Sipas tyre, shërbimet sociale janë pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë.

“Sot nisëm punimet për Qendrën për Punë Sociale në Hajvali, një vend ku qytetarët më në nevojë do të gjejnë mbështetje dhe kujdes. Shërbimet sociale nuk janë thjesht institucione, por pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë. Bashkë me Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, po punojmë që askush në Kryeqytet të mos ndihet i harruar”, kanë shkruar në njoftimin e tyre.

Exit mobile version