Ka nisur ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, derisa kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga komuna.
Për të parë nga afër , kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalur në vendin e ngjarjes bashkë me deputët e Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu e Arjeta Rexhepi, si dhe drejtorët komunalë.
Hyseni theksoi se ndërtimi i këtyre rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”, ka vlerën e mbi 330 mijë euro.
Ai tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”, krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci” “Aleks Buda”, “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.
Kryetari Hyseni, tregoi se gjithashtu, kanë vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.
“Për çdo ditë, në çdo lagje”, tha Alban Hyseni. /Telegrafi/