Site icon Telegrafi

Nis me mbi një orë vonesë procesi në qendrën e votimit me kusht në Mitrovicë

Ka nisur me një orë e gjysmë vonesë procesi i votimit në qendrën e votimit me kusht në gjimnazin “Frang Bardhi”, në Mitrovicë.

Sipas drejtorit të gjimnazit, Luan Mehmeti votimi ka nisur në orën 08:30 pasi ka pasur vetëm një defekt teknik.

“Ka pasur vetëm një defekt teknik nga KQZ-ja. Përgatitjet janë bërë në orën 04:00 dhe gjithçka ka qenë në rregull. Gjimnazi kurrë nuk ka qenë qendër votimi me kusht, kjo është qendra e vetme që votohet me kusht, janë gjithsej 3 klasa. Votimi ka nisur në orën 08:30 sepse ka pasur disa vonesa. Këto vonesa ishin të pranishme edhe në qendrat tjera të votimit me kusht”, ka thënë drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Luan Mehmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version