Site icon Telegrafi

Nis hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Malishevë

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Malishevës, ka filluar punëtoria tre ditore e Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha”, punëtori gjatë së cilës do të bëhet hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Hartimin e kësaj strategjia e ka vlerësuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili është shprehur se ky është një dokument i rëndësishëm për këtë komunë.

“Është një dokument me rëndësi, pasi është pjesë e angazhimeve tona të përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndihmon në hapat e mëtutjeshëm për hartimin e strategjive ekonomike dhe zhvillimore”, është shprehur Kastrati.

Gjatë fillimit të kësaj punëtorie nga Enver Morina, përfqësues i GLV “Llapusha” është prezantuar edhe rëndësia e këtij dokumenti, ndërsa draft dokumentin e ka prezantuar ekspertja e fushës, Valdete Morina.

Kjo punëtori do të zgjasë tri ditë, dhe të gjithë pjesëmarrësit nga të gjitha fushat e jetës në Malishevë, do të japin komentet dhe mendimet e tyre, me qëllim të hartimit të një strategjie që për qëllim ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Exit mobile version