Fushata “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku” e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë pas Mitrovicës Veriore, sot ka filluar në Komunën e Zveçanit.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shkruan Telegrafi.
“Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Ministria e Shëndetësisë së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, drejtorin Liridon Peci, sot ka sjellur në komunën e Zveçanit Mamografinë mobile për realizimin e mamografisë për të gjitha të interesuarat për ta bërë”, ka thënë kryetari Peci.
Ai është shprehur se interesimi nga qytetarët “nuk ishte i kënaqshëm”, por ka apeluar që ata t’i bëjnë kontrollet mjekësore.
“Interesimi për ta bërë mamografinë nuk ishte i kënaqshëm por ne apelojmë dhe inkurajojmë që të bëjnë kontrollat dhe ekzaminimet e nevojshme me qëllim të zbulimit sa më të hershëm të sëmundjes”, ka thënë ai. /Telegrafi/