Site icon Telegrafi

Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Vushtrri

Pamje nga nisja e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot ka filluar fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Vushtrri.

Me mbledhjen e Mekanizimit Kundër Dhunës në Familje, Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut, kanë hapur fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se mbledhja është hapur nga drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, ndërsa është udhëhequr nga koordinatorja e Mekanizmit, Remzije Zekolli.

“Pjesë e mbledhjes ishin akterët nënshkrues të mekanizmit që punojnë kundër dhunës në familje, si DKA, Policia, QPS, QKMF, OJQ Qendra e Gruas “ATO”, Strehimorja e viktimave të dhunës, Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Vushtrri dhe Zyra e Punësimit, të cilët kanë raportuar për angazhimin e tyre për parandalimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version