Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj ka filluar sot festivali folklorik gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”.
Hapjen e ka bërë kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili mes tjerash theksoi rëndësinë e festivalit, duke shprehur mirënjohje, shkruan Telegrafi.
“Nata e parë është përcjellë nga një numër i madh qytetarësh, deputete të Parlamentit të Kosovës dhe dëgjues të këngës folklorike”, thuhet në njoftim.
Ky festival organizohet nën patronatin e kryetarit Nura, ndërsa bartëse e tij është Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Në dy netët e para (sot dhe nesër) paraqiten të gjithë rapsodët dhe grupet folklorike me këngët e tyre, kurse në ditën finale (me 28 nëntor) do të përzgjidhet kënga fituese e edicionit të sivjetmë, nga juria, e cila është e përbërë nga njerëz profesionistë të fushës së artit dhe kulturës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/