Nga 30 gushti deri më 14 shtator do të zhvillohet Kampionati Botëror i basketbollit në Spanjë në konkurrencën e meshkujve. Ky do të jetë edicioni i 17-të i Botërorit. Ky kampionat do të zhvillohet në Spanjë dhe do të jetë hera e fundit që zhvillohet pas katër viteve, pasi herën e ardhshme do të zhvillohet më 2019 në mënyrë që të mos zhvillohet në vitin e njëjtë me Kampionatin Botëror të futbollit. Fituesi automatikisht do të kualifikohet në Lojërat Olimpike më 2016 në Brazil dhe nëse Brazili fiton këtë Botëror atëherë do të kualifikohet nënkampioni, raporton SportPlus.
Si fitoi Spanja të drejtën e organizimit?
Më 10 janar deri më 30 prill 2008 nëntë shtete shprehën interes për të organizuar Kampionatin Botëror. Spanja, Franca, Danimarka, Rusia, Arabia Saudite, Katari, Italia, Greqia dhe Kina. Bordi i FIBA-s më 23 maj kishte ngushtuar rrethin, ku Kina dhe Spanja ishin në avantazh. Pasi u eliminua Kina, fituese e organizimit të Botërorit u shpall Spanja.
Qytetet mikpritëse
Ndeshja finale do të zhvillohet në Madrid. Kjo palestër ishte shkatërruar nga zjarri në vitin 2001, derisa më 1986 ishte mikpritëse e Kampionatit Botëror. Por gjashtë qytetet janë organizatore të Botërorit. Palestra në Granadë është e vetmja që është ndërtuar enkas për këtë Botëror. Gjithashtu edhe Barcelona do të jetë njëra nga qytetet mikpritëse, ku do të zhvillohen disa ndeshje, duke përfshirë edhe një gjysmëfinale. Do të jetë hera e parë pas vitit 1997, kur u zhvillua Kampionati Evropian i basketbollit, ku katalunasit ishin mikpritës.
24 kombëtare
Gjithsej 24 kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në këtë Botëror, ku janë ndarë në katër grupe. Organizatori është kualifikuar automatikisht, ndërsa një ka ardhur nga fituesi i Lojërave Olimpike më 2012. 15 shtete nga Azia kanë konkurruar për tri vende, dy nga Oqeania për dy vende, 16 nga Afrika për tre vende, dhjetë nga Amerika për katër vende, 24 shtete për gjashtë vende, si dhe katër janë kualifikuar me ‘Wild Card’. 20 kombëtare u kualifikuan me meritë, kurse me ‘Wild Card’, u kualifikuan Brazili, Finlanda, Greqia dhe Turqia. Katër kombëtaret e para në grupe kualifikohen tutje.
Rregullat
Raundi finale do të zhvillohet në dy palestra: Palacio de Deportes de la Comunidad de Madrid dhe Palau Sant Jordi. Këtë herë ekipet e Grupit A dhe B do të luajnë në Madrid, derisa ato të Grupit C dhe D në Barcelonë. Ekipet e Grupit A dhe B nuk mund të luajnë me ato C dhe D deri në ‘play-off’, ndërsa mund të ndeshen me ato të grupit të tyre që në çerekfinale. Kësaj radhe gjithashtu në raundin e 1/16 do të zhvillohen katër ndeshje në ditë dhe ky rreth do të përfundojë për dy ditë.
12 lojtarë
Çdo kombëtare do të ketë nga 12 lojtarë, ku njëri prej tyre mund të jetë i natyralizuar. 12-shja duhet të jetë nga lista prej 24 që në FIBA i kanë paraqitur dy muaj më herët.
Topi
Më 30 janar FIBA zbuloi topin zyrtar që do të jetë në Kampionatin Botëror. Topi është dizajnuar nga Molten dhe do të jetë hera e parë që do të përdoret ekskluzivisht për në ngjarje të tillë.
Maskota
Më 31 janar FIBA zbuloi maskotën për Kampionat Botëror që do të jenë Ole dhe Hop, që janë inspiruar edhe nga logo e Kampionatit Botëror.
Kënga zyrtare
‘Sube la Copa’ nga Huecco është kënga zyrtare e Kampionatit Botëror në Spanjë.
Kampion aktual
SHBA është kampione aktuale e Botës, pasi fitoi titullin para katër viteve në Turqi. Në finale amerikanët kishin mundur Turqinë, 81:64, ndërsa vendin e tretë e zuri Lituania që mundi Serbinë 99:88. Kevin Durant u shpall MVP i Kampionatit.
Qytetet mikpritëse
Kampionati Botëror do të zhvillohet në gjashtë palestra: Madrid, Barcelona, Granada, Barakaldo, Sevillë dhe Las Palmas.
Favoritët
Si gjithmonë ekspertët kanë dhënë parashikimet e tyre se kush mund të fitojë këtë Botëror. E, kur merr pjesë Amerika, nuk ka shumë dilema. Përkundër disa ndryshimeve amerikanët shihen si top favoritë, derisa pas tyre vjen Spanja si vendase. ‘Furia’ qëllimin kryesor e ka të triumfojë në tokën e saj, por nuk përjashtohen edhe ndonjë befasi e mundshme.
Grupet dhe orari i ndeshjeve:
GRUPI A
Spanjë, Brazil, Serbi, Egjipt, Francë, Irani
30 gusht
Egjipt-Serbia
Franca-Brazil
Iran-Spanja
31 gusht
Serbia-Franca
Brazil-Iran
Spanja-Egjipt
1 shtator
Iran-Serbia
Franca-Egjipti
Brazil-Spanja
3 shtator
Egjipt-Iran
Serbia-Brazil
Spanja-Franca
4 shtator
Brazil-Egjipt
Iran-Franca
Serbia-Spanja
GRUPI B
Argjentinë, Kroaci, Greqi, Filipinet, Porto Riko, Senegali
30 gusht
Kroacia-Filipinet
Porto Riko-Argjentina
Greqi-Senegal
31 gusht
Argjentina-Kroacia
Senegal-Porto Riko
Filipinet-Greqi
1 shtator
Kroacia-Senegal
Argjentina-Filipinet
Porto Riko-Greqi
3 shtator
Filipinet-Porto Riko
Senegal-Argjentina
Greqi-Kroacia
4 shtator
Senegal-Filipinet
Kroacia-Porto Riko
Argjentina-Greqi
GRUPI C
SHBA, Rep. Dominikane, Finlandë, Zelanda e Re, Turqi, Ukrainë
30 gusht
Ukraina-Rep. Dominikane
Zelanda e Re-Turqi
SHBA-Finlanda
31 gusht
Rep. Dominikane-Zelanda e Re
Finlanda-Ukraina
Turqia-SHBA
2 shtator
Ukraina-Turqi
SHBA-Zelanda e Re
Finlanda-Rep. Dominikane
3 shtator
Zelanda e Re-Ukraina
Turqi-Finlanda
Rep. Dominikane-SHBA
4 shtator
Finlanda-Zelanda e Re
Ukraina-SHBA
Turqia-Rep. Dominikane
GRUPI D
Meksika, Angola, Lituani, Koreja, Australi, Slloveni
30 gusht
Angola-Koreja J.
Australia-Sllovenia
Meksika-Lituania
31 gusht
Koreja-Australia
Sllovenia-Meksika
Lituania-Angola
2 shtator
Angola-Meksika
Australia-Lituania
Koreja J.-Sllovenia
3 shtator
Meksika-Australia
Sllovenia-Angola
Lituania-Koreja J.
4 shtator
Australia-Angola
Koreja J.-Meksika
Lituania-Sllovenia