Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar nisjen e shtrimit të rrugicave me asfalt në Lumbardh, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetën e banorëve.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, të cilën e ka shoqëruar edhe me fotografi ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugicave në këtë fshat.
“Po vijon asfaltimi i rrugicave në fshatra, e sot nisën punimet në fshatin Lumbardh. Të jep ndjesi të veçantë të shohësh zhvillimin e përditshëm të qytetit e fshatrave, me standarde që sa i japin hijeshi e funksionalitet vendit, po aq i japin siguri e qarkullim të lehtë gjithë frekuentuesve e banorëve të këtyre zonave”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Ramosaj transmeton Telegrafi.
Kryetari i Deçanit në ditën e djeshme ka lajmëruar nisjen e punimeve për segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc, për zgjerimin e kësaj rruge.