Site icon Telegrafi

Nis asfaltimi i rrugicave në Deçan

Në kuadër të investimeve infrastrukturore, ka filluar asfaltimi i rrugicave në fshatin Ratishë e Epërm, komunë e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky projekt synon të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë cilësinë e jetesës për banorët.

“Filluam dhe do të vazhdojmë pa u ndalur deri në përfundimin e të gjitha rrugëve,” ka deklaruar Ramosaj, duke siguruar se investimet në infrastrukturë do të vijojnë sipas planifikimeve.

Ky projekt është pritur me entuziazëm nga banorët e zonës, të cilët për një kohë të gjatë kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të rrugëve lokale./Telegrafi/

Exit mobile version