Sot ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Dumnicën e Ulët dhe atë të Epërme me magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se ky projekt do të përmirësojë qarkullimin në këtë zonë, shkruan Telegrafi.
“Me fillimin e hedhjes së kilometrit të parë të asfaltit, ky projekt me gjatësi totale mbi 10 km do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të lehtësojë lidhjen e këtyre fshatrave me rrjetin kryesor të transportit”, ka thënë ai.
Idrizi është shprehur se ky investim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe integrimit të këtij komuniteti me pjesën tjetër të Kosovës. /Telegrafi/