Sipas New York Post, CIA vendosi nipin e Kim Jong-un, Kim Han-sol, në një program mbrojtës vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra nga një agjent nervor.
Kim Han-sol, 25 vjeç, ka kërkuar ndihmën e “Free Joseon”, një grup i “luftëtarëve të lirisë” që synojnë përmbysjen e diktaturës “së keqe” të Un-it të Koresë së Veriut, vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra në një terminal të mbushur me njerëz në aeroport e Kuala Lumpurit në vitin 2017.
Shumë e konsideruan Sol-in pasardhësin e vërtetë të ish-Udhëheqësit të Madh, gjyshit të tij Kim Jong-Il gjersa kapja ose likuidimi i tij është thelbësore për Kim Jong-un, tha grupi për revistën, transmeton Telegrafi.
Sol u largua nga Macau me nënën dhe motrën e tij adoleshente pasi vuri re se truproja i tyre u zhduk pas vrasjes së babait të tij.
Familja pastaj kaloi tërë ditën në aeroportin e kryeqytetin të Tajvanit, Taipei, me një agjent të Free Joseon, i cili u përpoq të negocionte me të paktën tre shtete.
Kur më në fund rregulluan një fluturim për në Holandë, agjenti i shitjes së biletave refuzoi t’i linte të hipnin dhe disa orë më vonë mbërritën dy burra që e identifikuan veten si oficerë të CIA-s.
Agjentët këmbëngulën të bashkoheshin me Sol-in dhe familjen e tij kur më në fund mori një fluturim për në Amsterdam, por ata kurrë nuk arritën atje. CIA nuk pranoi të komentonte raportimin e New York Post. /Telegrafi/