Ekipi suedez NiP është shpallur kampion i turneut të CS:GO Global Esports Tour, i cili u mbajt në Dubai, ku mposhti ekipin MOUZ në finale.
Edhe pse në mungesë të kapitenit të tyre, ekipi NiP arriti që të fitojë trofeun e këtij turneu, si dhe çmimin prej 100 mijë dollarësh.
Në ndeshjen finale mposhti ekipi MOUZ, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse humbën në mapin e parë ‘Nuke’ me rezultat 16-11, ata arritën të rikthehen duke fituar në mapin e dytë ‘Inferno’ me rezultat 16-11, si dhe mapin e tretë ‘Mirage’ me rezultat 16-8.
WE ARE YOUR 𝗚𝗘𝗧 𝗗𝗨𝗕𝗔𝗜 CHAMPIONS 🏆 pic.twitter.com/VITrGs9Tox
— NIP CS (@NIPCS) June 11, 2022
Lojtari më i vlefshëm në ndeshjen finale u shpall Fredrik ‘REZ’ Sterner, me vlerësimin nga HLTV 1.29.
Kjo është lista e plotë e renditjes si dhe çmimeve të fituara në turne:
1.NIP – $100,000
2.MOUZ – $50,000
3-4.OG – $25,000
3-4.Movistar Riders – $25,000
5-8.NASR – $12,500
5-8.Falcons – $12,500
5-8.TYLOO – $12,500
5-8.Complexity – $12,500
/Telegrafi/