Telegrafi

Ninja dhe streamer të tjerë kanë reaguar pas përditësimit të ri të video-lojës Fortnite

Ninja dhe streamer të tjerë kanë reaguar pas përditësimit të ri të video-lojës Fortnite pa ndërtime, duke kërkuar që kjo veçori të jetë në lojë përgjithmonë.

Pas përditësimit të fundit ku EpicGames ka larguar veçorin e ndërtimit në Fortnite, streamer dhe lojtarë të ndryshëm kanë shprehur pëlqimin duke treguar se po e shijojnë “update”-n e ri nga Fortnite.

Ninja se fundmi ka filluar të luaj përsëri Fortnite dhe veçoria e re ku lojtarët nuk mund të ndërtojnë në lojë po i pëlqen shumë.

Ai ka qenë duke luajtur Fortnite që nga fillimi i lojës, pasi ai ishte një nga transmetuesit e parë të mëdhenj që solli dritë në lojë.

“Fortnite pa ndërtime > argëtimi më i madh që kam pasur në Fortnite në vite”, ka shkruar Ninja në Twitter.

Ninja madje shkon aq larg duke thënë se kjo mund të jetë e ardhmja e Fortnite në mënyrë konkurruese. “Kjo mund të jetë e ardhmja e eSports për Fortnite”, tha Ninja.

Streameri i njohur Myth gjithashtu ka reaguar në Twitter duke shprehur pëlqimin e tij për lojën dhe ka treguar se është kthyer përsëri në video-lojën Fortnite.

Gjithashtu edhe transmetuesit e famshëm Nickeh30 dhe Tfue kanë reaguar duke thënë se Fortnite pa ndërtime duhet të jetë gjë e përhershme. /Telegrafi/