Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Nimes me rezultat 4-2.
Kampioni aktual ka arritur edhe fitoren e katër radhazi në Ligue 1, pasi kësaj radhe ka mposhtur Nimesin.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antonin Bobichon (63′) dhe Teji Savanier (71′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (36′), Angel Di Maria (41′), Kylian Mbappe (77′) dhe Edinson Cavani (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Neymar, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas, Paul Bernardoni, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/
Nimes:
PSG: