Trajneri i Bajernit të Munichut, Niko Kovaç vlerësoi të besuarit e tij bavarez pas triumfit ndaj AEK-ut.
Bayern Munich ka triumfuar si mysafirë i skuadrës greke të AEK-ut me rezultat 2-0, ku realizator ishte Javi Martinez dhe Robert Lewandowski.
Kjo fitore ka shtuar paksa besimin te trajneri kroat, i cili ishte në thumbin e kritikave të analistëve dhe disa zyrtarëve të klubit.
“Ne luajtëm shumë, shumë mirë”, u tha ai gazetarëve. “Ne e mbajtëm shumë mirë topin, dominuam kundërshtarët tanë”.
“Ne krijuam dy deri tre shanse shumë të mira në pjesën e parë, por nuk mundëm ta shpërblejmë veten me një gol”.
“Ishte një lojë e ndërlikuar, një provë e durimit tonë. Goli i parë ishte çelësi i fitores. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajtëm”.
Ndryshe, Bayerni zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të grupit me shtatë pikë, po aq sa ka edhe lideri, Ajaxi, i cili ka gol dallim më të mirë se gjermanët. /Telegrafi/