Site icon Telegrafi

Niko Kovac nuk llogaritë në shërbimet e katër yjeve të Bayernit

Bayern Munich muaj më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili e ka pasur në këtë post Jupp Heynckesin.

Niko Kovac ka pasur veteranin gjerman në drejtimin e bavarezëve gjersa tashmë ka nisur të krijojë një grup të ri të lojtarëve.

Në fakt, trajneri kroat thuhet se nuk llogaritë në katër lojtarë, të cilët për kohë të gjatë ishin edhe titullar të ekipit.

Jerome Boateng, Thiago Alcantara, Juan Bernat dhe Arturo Vidal më nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit, i cili ka dhënë dritën jeshile për t’i shitur në klubet e interesuara.

Me 200 milionë euro sa mendohet se do të arkëtojë nga këto transferime, do t’i harxhoj në sjelljen e lojtarëve të rinj.

Ante Rebic është në planet e kroatit, të cilin Kovac e kishte nën urdhrat te skuadra e Eintracht Frankfurt.

Ndryshe, Bayerni ka arritur të mbrojë titullin e fituar edhe vitin e kaluar që është i 28 në historinë 118-vjeçare të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version