Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, është shprehur mjaft optimist për grupin e bavarezeëve.
Në Grupin E është Bayerni që u caktua të përballet me Benfican, Ajaxin dhe AEK-un.
Për Kovacin, do të jetë netë të nxehta ndaj klubeve me traditë në garat evropiane.
Por, kroati beson se ekipi i tij është favorit.
“Një grup interesant ndaj klubeve me traditë të madhe. Tifozët tanë mezi presin netët e Ligës së Kampionëve”.
“Ne jemi favoritët e grupit, por na duhet 100 për qind i potencialit për të kaluar tutje”, deklaroi Kovac. /Telegrafi/