Niko Kovac është duke përjetuar një sezon me shumë oscilime si trajner i Bayern Munichut.
Ndoshta nuk do të kishte mbijetuar po që se në radhët e veta nuk do ta kishte sulmuesin polak.
Në fakt, kjo është arsyeja pse trajneri kroat e thërret me emrin, Robert Lewangolski.
Që nga fillimi i sezonit, futbollisti ka shënuar 19 gola në 20 paraqitje. Në katër vjet e gjysmë, ai ka shënuar 170 gola në 215 paraqitje.
“Jam i kënaqur me formën e tij, ai është si sigurimi i jetës. Ne patëm disa biseda serioze për të ardhmen e tij, por më bindi se do të vazhdojë të identifikohem me Bayernin dhe nuk do të largohet”, tha Kovac.
Bayerni aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore në ligën elitare gjermane, përkatësisht ka nëntë pikë më pak se Borussia Dortmundi.
Ndryshe, bavarezët sonte do të takohen si mysafirë të skuadrës së Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/