Nigeria në vitin 2018 kur zhvillohej Kupa e Botës, i bëri të gjithë të dashurohen në fanellën e saj.
Në prag të Kupës Botës që në atë vit mbahej në Rusi, Nike me prodhimin e tyre, e ktheu fanellën në një mani globale.
Në fakt, fanellat gjelbër dhe bardhë, të cilat u prezantuan nga Alex Iwobi me shokë, u shitën pas vetëm tre minutash në dyqanin e Nikes në Londër dhe në internet.
Apo Nike sërish ka goditur me fanellat e reja të kësaj kombëtareje.
Edhe kësaj radhe përveç gërshetimit të bukur të ngjyrave, ekziston edhe origjinaliteti dhe krenaria e këtij vendi.
Edhe kjo fanellë pritet të ketë suksesin e njëjtë që e kishte ajo e vitit 2018 kur u prezantua. /Telegrafi/