Xherdan Shaqiri do të jetë futbollisti kryesor i Zvicrës në Kampionatin botëror, Rusia 2018.
Mesfushori nga Kosova është grumbulluar me përfaqësuesen helvetike duke kryer stërvitjet para fillimit të Kupës së Botës.
Shaqiri do të jetë reprezentues i Zvicrës në Botëror, por ai nuk e ka harruar vendlindjen e tij Kosovën.
Kompania e veshmbathjeve Nike i ka dhuruar mbathje të reja Shaqirit për Kupën e Botës.
Me kërkesë të Shaqirit, Nike i ka vendosur flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës në këpucët sportive të Xherdanit.
Shaqiri pritet të jetë futbollisti kryesor i ekipit kombëtar të Zvicrës në botërorin e Rusisë.
Me flamurin e Kosovës në këpucët sportive, Xherdan do të luaj përballë Serbisë, Brazilit dhe Costa Rikës në grupe.
26-vjeçari nga Gjilani pritet të bëhet edhe me skuadër të re gjatë verës pasi ka konfirmuar se do të largohet nga Stoke City. /Telegrafi/