Site icon Telegrafi

Nikçi në bisedime me skuadrën e madhe zvicerane

Adrian Nikçi aktualiaht është një futbollist i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re.

Futbollisti kosovar së fundmi ishte pjesë e skuadrës gjermane Union Berlin.

Por me 30 qershor të jëtij viti kontrata e tij me klubin gjerman ka përfunduar dhe ai tani është futbollist i lirë.

Mediat zvicerane kanë raportuar se 27-vjeçari është pranë kalimit te skuadra e madhe zvicerane Grasshopper.

Pejani edhe më parë ka luajtur në Zvicër me skuadrat si Zurich dhe Young Boys Bern.

Te Grasshopper është një koloni shqiptare pasi aty aktivizohen edhe Alban Pnishi, Albion Avdijaj, Mërgim Brahimi, Florian Kamberaj, Valon Fazliu dhe Arian Bajrami. /Telegrafi/

Exit mobile version