Telegrafi

Nigeria në gjysmëfinale, mposht minimalisht Angolën

Nigeria ka shënuar fitore ndaj Angolës me rezultat 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Sikurse që ka ndodhur zakonisht këtë sezon në Kupën e Kombeve të Afrikës, fillimi i pjesës së parë nuk solli shumë me Angolën që kishte një rast në start, pastaj pjesa tjetër nuk solli shumë.

Goli erdhi vetëm në minutën e 41-të, kur Moses Simon asistoi te Ademola Lookman që shënoi për 1-0.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë Angola kishte rastin e parë, me Zinin që provoi të shënonte, por pa sukses.

Nigeria shënoi golin e dytë në minutën e 75-të me Victor Osimhen, por që pas rishikimit të VAR u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja në vazhdim nuk solli gola të tjerë dhe Nigeria siguroi një vend në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes, Cape Verde – Afrika e Jugut. /Telegrafi/