Një moment interesant ndodhi në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Afrikës mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut, ky Nigeria ishte afër të kalonte në finale, por që VAR kishte plane tjera.
Nigerianët ishin duke udhëhequr me rezultat 1-0 në një gol të shënuar në mesin e pjesës së dytë nga Troost-Ekong nga pika e bardhë.
Në minutën e 85-të, sulmuesi i njohur Victor Osimhen, shënoi për 2-0 për nigerianët që nisën festën e kualifikimit në finale.
85' Osimhen makes it 2-0 against South Africa
87' VAR overturns the goal and gives a penalty to South Africa
90' Mokoena converts the penalty to make it 1-1
AFCON, THAT'S THE TWEET!! pic.twitter.com/QMysPqjvwZ
— Troll Football (@TrollFootball) February 7, 2024
Por VAR-i kishte plane të tjera dhe gjyqtari kryesor u ftuar për një rishikim të një rasti para se të shënohej goli i Nigerisë.
https://twitter.com/Qasidpasha/status/1755304585756057983
Aty vërehej një faul në zonë të Nigerisë, ku gjyqtar egjiptian Amin Omar, vendosi të akordojë penallti për Afrikën e Jugut.
Festa nga njëra anë kaloi në anën tjetër, ku kësaj radhe jug-afrikanët kishin rastin për të shënuar dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Teboho Mokoena që shënoi për 1-1.
From Osimhen’s goal being disallowed to Teboho Mokoena scoring an equalizer for Bafana Bafana
Quick Twist of Events
Nigeria 1-1 South Africa#NGARSA#AFCON2023 pic.twitter.com/ACii09GrwL
— New Sheriff⚓ (@NewsheriffUtd) February 7, 2024
Ndeshja shkoi në vazhdime ku në 30 minuta ose në penallti dihet finalisti. /Telegrafi/