Ndeshja mes Argjentinës dhe Nigerisë po del të jetë shumë interesante.
Pasi që shënoi Lionel Messi në pjesën e parë, në pjesën e dytë është kthyer në lojë Nigeria.
Një ndërhyrje e pakuptimtë e Javier Mascheranos në zonë, bëri që gjyqtari Cuneyt Cakir të akordojë penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Moses që shënoi në minutën e 49-të.
Ky barazim do ta dërgonte para Nigerinë që aktualisht ka katër pikë.
Në anën tjetër Kroacia në këtë grup është duke shënuar fitore ndaj Islandës. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootNekkers/status/1011688767885905920