Argjentina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në përballje me Nigerinë, duke e kaluar edhe fazën e grupeve.
Lionel Messi dhe Marcos Rojo kanë shënuar nga një gol, për fitoren e argjentinasve, ndërsa Moses shënoi nga pika e bardhë për Nigerinë.
Argjentinasit do të përballen me Francën pas kësaj ndeshje.
Lojtari i ndeshje doli të jetë Messi i cili është notuar me 9.0.
Ai përveç golit arriti të godas edhe shtyllën një herë.
Edhe Rojo është notuar lartë me 8.1, ndërsa vlerësohen edhe Otamendi dhe Banega.
Në anën tjetër të Nigeria lojtari më i mirë është Etebo me 7.1.
Lojtari më i dobët në ndeshje doli të jetë Kelechi Iheanacho që është notuar 6.0. /Telegrafi/