Site icon Telegrafi

Niersbach pezullohet me një vit nga FIFA

Wolfgang Niersbach, ish-president i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe zv/president i komitetit organizativ të Botërorit 2006 në Gjermani, është pezulluar të hënën me një vit nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin nga FIFA, për implikimin e tij në skandalin e korrupsionit lidhur me këtë botëror.

Niersbach, ndaj te cilit komiteti i etikës i FIFA-s ka dhënë pezullim me dy vjet, është shpallur fajtor nga dhoma gjyqësore e etikes lidhur me caktimin e Botërorit -2006 në Gjermani.

Me pezullimin e parë të tij, ai dha dorëheqjen nga funksionet e tij të presidentit te federatës gjermane në nëntor te 2015.

FIFA hapi me 22 mars te 2016 një procedure ndaj Niersbach dhe Franz Beckenbauer, president i komitetit te kandidaturave e me pas të organizimit të Botërorit gjerman.

Exit mobile version