Telegrafi

Nicoodoz largohet nga lista aktive e ekipit të CS:GO – fnatic

(Foto: HLTV)

Fnatic ka njoftuar zyrtarisht largimin e Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi nga pesëshja e titullarit.

Lojtari 22 vjeçar ishte bashkuar fnatic me bashkatdhetarin dhe shokun e skuadrës së Copenhagen Flames, Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen në verën e vitit 2022.

Gjatë kohës së tij në ekipin fnatic, nicoodoz fitoi Elisa Masters Espoo dhe arriti në çerekfinalet e IEM Rio Major.

Ky është ndryshimi i dytë tek ekipi fnatic gjatë këtij pushimi veror, pasi nga skuadra u largua së fundmi edhe FASHR.

Deri më tani fnatic nuk kanë treguar se kush do të jenë lojtarët e ri, mirëpo flitet se në vend të nicoodoz do të vij snajperisti francez, afro.

Ky është formacioni i ekipit fnatic për momentin:

Freddy “⁠KRIMZ⁠” Johansson

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen

William “⁠mezii⁠” Merriman

/Telegrafi/