Nicolo Zaniolo ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
Ylli i Romës dhe Italisë është jashtë fushe deri në muajin mars shkaku i një lëndimi në gju, por ka qenë duke u stërvitur në Trigoria gjatë javëve të fundit.
Lojtari njoftoi në Instagram se ai doli pozitiv në testimin për coronavirus.
“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë jam testuar pozitiv për COVID-19 pas testit të bërë në këtë mëngjes”, shkroi ai.
“Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë, por sigurisht që kam filluar karantinën”.
“Shpresoj se mund të kthehem në Trigoria sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë do të mbështes shokët e mi nga shtëpia.”, ka shkruar Zaniolo. /Telegrafi/