Një gjë interesante, por edhe befasuese ka ndodhur gjatë ndeshjes Nice-Vitesse në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja e vlefshme për Grupin K në mes të Nice dhe Vitesse është ndërprerë në minutën e 52.
Megjithatë, ndërprerje e ndeshjes nuk ka ndodhur shkaku i problemeve nga tifozët apo lojtarët, pasi arsyeja ishte krejtësisht tjetër.
Deri te ndërprerja erdhi shkaku i ndaljes së energjisë apo rrymës, e cila la në terr gjithë stadiumin.
Ndeshja ka mbetur e ndërprerë për rreth 20 minuta deri sa u rregullua problemi i energjisë.
Në këtë takim si titullar po luan edhe Milot Rashica, teksa deri në minutën e 70-të rezultati është 2-0 në favor të francezëve. /Telegrafi/