Paris Saint Germaini dhe Nice u ndanë në paqe me rezultat 2-2.
Vendasit ishin shumë më të mirë, por neglizhenca në minutat e parë i kushtoi me një barazim në fund.
Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët të cilët shënuan në minutën e 32-të me anë të Wylan Cyprien, kurse në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Alessane Plea dhe me rezultat 0-2 skuadrat shkuan në pushim.
Vendasit filluan pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me dy golat e Edison Cavanit (46’ dhe 60’) barazuan rezultatin dhe shmangën një humbje të mundshme.
Pas kësaj humbje Nice vazhdon në vendin e parë me 40 pikë, Monaco në të dytin me një pikë më pak, kurse PSG ka 36-të pikë në pozitën e tretë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZysYMMDE5u4