Telegrafi

Nice refuzon të nënshkruajë me tre lojtarë të huazuar, Durmishi do të kthehet te Lazio

OGC Nice ka njoftuar se nuk do të përdorin mundësinë e blerjes ndaj tre lojtarëve të huazuar, në mesin e tyre edhe Riza Durmishi.

Adam Ounas i Napolit dhe Moussa Wague i Barcelonës, do të kthehen po ashtu në skuadrat e tyre.

Mësohet se dy lojtarët e Serie A do të kthehen menjëherë në klubet e tyre pasi sezoni i Ligue 1 është anuluar nga pandemia e coronavirusit.

Durmishi arriti të luajë vetëm pesë ndeshje për klubin që nga kthimi.

Në anën tjetër Ounas bëri 19 paraqitje për Nice, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asistime.

Durmishi kishte kaluar te Lazio nga klubi spanjoll Real Betis. /Telegrafi/