Telegrafi

Nice në krye me Balotellin i shkakton humbje PSG-së (Video)

Paris Saint Germain ka pësuar një humbje në rrugën për mbrojtjen e titullit.

Parisienët kanë pësuar humbje prej skuadrës së Nices me rezultat 3-1, e cila gjë ka bërë që kur kanë mbetur edhe tre xhiro në kampionatin e Ligue 1, të jenë tre pikë pas liderit Monaco, që ka edhe një lojë më pak.

Mario Balotelli ka pasur një paraqitje të mirë duke shënuar një gol dhe ndihmuar mesfushën, transmeton Telegrafi.

Italiani shënoi gol të bukur në minutën e 25-të me një goditje të mirë prej jashtë zonës së rreptësisë.

Golin e dytë për vendasit e shënoi Pereira Ricardo, tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë pas një super goditje nga distanca rreth 20 metra.

Parisi arriti të zvogëloi epërsinë përmes Marquinhos, por jo edhe të barazonin rezultatin dhe të marrin pikë.

Thiago Motta e Angel Di Maria u skuqen në kohën shtesë të takimit ndërsa kur pritej të përfundonte ndeshja, Anastasios Donis realizoi gol dhe vulosi rezultatin, atë prej 3-1.

Pas kësaj, Nice zë vendin e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze me 77 pikë ndërsa tre më shumë i ka PSG i pozitës së dytë. /Telegrafi/