Site icon Telegrafi

Niasse, futbollisti i parë në histori të Ligës Premier që dënohet pas ndeshjes për simulim (Foto/Video)

Oumar Niasse, sulmuesi senegalez për Everton, nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjet e ardhshme të Ligës Premier.

E gjithë kjo shkaku i simulimit të një penallti në ndeshjen e Crystal Palacet me Evertonin.

Në këtë formë futbollisti është bërë lojtari i parë në histori të ligave angleze që dënohet nga Federata Angleze (FA), ku kjo e fundit në muajin maj e kishte miratuar një rregullore kundër lojtarëve që rrëzohen në zonën e rreptësisë me qëllim për të mashtruar gjyqtarët.

Momenti i rrëzimit të Niasses

“Lojtari afrikan u rrëzua në fushë pas një kontakti të paqenë me mbrojtësin e Crystal Palacet, Scott Dann gjatë takimit që përfundoi me rezultat 2-2”, shpjegon FA rreth dënimit të sulmuesit.

Por, fatkeqësisht gjyqtari kryesor, Anthony Taylor nuk e pa mirë situatën dhe referoi penalti, të cilën e konkretizoi Niasse.

Këtë formë, senegalezi do të humbas dy ndeshjet e radhës në ligën elitare angleze gjatë muajit nëntor.

Ai nuk do të humbas ndeshjet kundër Southamptonit (25 nëntor) dhe West Ham Unitedit (29 nëntor). /Telegrafi/

https://youtu.be/_Rq5pIsWqXA?t=7

Exit mobile version